Bota

Organizata Botërore Meteorologjike: 2024-ta, në rrugë për t'u bërë viti më i ngrohtë në histori

Organizata Botërore Meteorologjike raportoi se temperatura mesatare globale në periudhën janar-shtator të këtij viti është matur 1.54 gradë celsius mbi mesataren e periudhës para-industriale

Muhammet İkbal Arslan  | 11.11.2024 - Përdıtësım : 13.11.2024
Organizata Botërore Meteorologjike: 2024-ta, në rrugë për t'u bërë viti më i ngrohtë në histori

Gjenevë

GJENEVË (AA) - Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) raportoi se temperatura mesatare globale në periudhën janar-shtator të këtij viti është matur 1.54 gradë celsius mbi mesataren e periudhës para-industriale dhe se viti 2024 është "në rrugën për t'u bërë viti më i nxehtë në histori", transmeton Anadolu.

WMO publikoi raportin e saj të titulluar "Përditësimi i situatës klimatike 2024" në kuadër të Konferencës së 29-të të Palëve (COP29) të Konventës në kuadër të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), e cila filloi sot në Baku të Azerbajxhanit.

Në raport thuhet se "temperatura mesatare globale e ajrit në periudhën janar-shtator ishte 1.54 gradë celsius mbi mesataren para-industriale, për shkak të ndikimit të fenomenit natyror klimatik El Nino (që shkakton rritjen e temperaturës). Viti 2024 do të jetë më i nxehti i regjistruar, pas niveleve të larta mujore të zgjatura të temperaturave mesatare globale".

Paralajmërohet edhe një herë të jemi "vigjilentë" ndaj ndikimit në rritje të shpejtë të ndryshimeve klimatike për shkak të niveleve gjithnjë në rritje të gazit serrë në atmosferë ndërsa thuhet se periudha 2015-2024 do të jetë dekada më e nxehtë e regjistruar.

"Shkrirja e akullnajave, rritja e nivelit të detit dhe ngrohja e oqeaneve po përshpejtohet. Kushtet ekstreme të motit po dëmtojnë komunitetet dhe ekonomitë në mbarë botën. Ngjarjet ekstreme të motit dhe klimës çojnë në humbje të mëdha ekonomike dhe njerëzore. Ekstremet e motit dhe klimës në përgjithësi kanë ndikuar negativisht në zhvillimin e qëndrueshëm dhe kanë përkeqësuar sigurinë e ushqimit", thuhet në raport.

Temperaturat e rrezikshme prekën miliona njerëz dhe se reshjet e dendura, përmbytjet dhe ciklonet tropikale shkaktuan humbje të mëdha jete dhe dëme materiale. Raporti thekson se situata e përhershme e thatësirës në disa rajone është përkeqësuar për shkak të efektit të El Nino dhe se nivelet e gazit serrë arritën nivele rekord në 2023 dhe do të vazhdojnë të jenë në nivele të ngjashme në vitin 2024.

Bota është larg arritjes së objektivave globale të Marrëveshjes së Parisit, të cilat synojnë të kufizojnë ngrohjen globale duke reduktuar emetimet e gazeve serrë.

Në raport më tej thuhet se temperatura e oqeanit në vitin 2023 ishte në nivelin më të lartë të regjistruar dhe se të dhënat paraprake të marra treguan se viti 2024 do të vazhdonte në nivele të ngjashme.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın