Përkundër lejes për fëmijën e dytë, lindshmëria në Kinë në nivelin më të ulët në 60 vite
Sipas të dhënave të Byrosë Kombëtare të Statkistikave të Kinës, numri i të porsalindurve në vitin 2019 është zvogëluar për 580 mijë, gjegjësisht në Kinë vitin e kaluar janë regjistruar 14 milionë e 650 mijë të porsalindur
Pekin
Lindshmëria në Kinë është regjistruar në nivelin më të ulët në 60 vitet e fundit përkundër politikës së viteve të fundit që lejon fëmijën e dytë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Byrosë Kombëtare të Statkistikave të Kinës, numri i të porsalindurve në vitin 2019 është zvogëluar për 580 mijë, gjegjësisht në Kinë vitin e kaluar janë regjistruar 14 milionë e 650 mijë të porsalindur.
Ndërkaq, norma e lindshmërisë është zvogëluar për 1,048 për qind dhe paraqet nivelin më të ulët në 60 vitet e fundit, kurse numri i popullsisë ka arritur në 1 miliard e 400 milionë e 50 mijë.
Ndryshe, duke filluar nga vitet e 70-ta, Kina gradualisht vuri në zbatim politikën e planifikimit familjar dhe një fëmije për shkak të rritjes së shpejtë të popullisë, duke kufizuar në lindjen e vetëm një fëmije familjet që jetonin në qytete.
Ndërkaq, familjeve në fshatra u ishte lejuar të kenë fëmijë të dytë në rast se fëmija i parë ishte i gjinisë femërore.
Në vitin 2015, vendi hoqi nga zbatimi këtë politik si pasojë e uljes së numri të të porsalindurve dhe plakjes së popullsisë dhe nga viti 2016 lejoi që çiftet të kenë nga dy fëmijë.
Sipas raporteve të publikuara nga Këshilli Shtetëror i Kinës në vitin 2017, një e katërta e popullsisë deri në vitin 2030 pritet të jetë mbi 60 vjeç.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.