Bota

Përmbytje dhe stuhi në Francë, lëshohet paralajmërim portokalli në 34 provinca

Numri i provincave nën një “alarm portokolli” për shkak të rrezikut të përmbytjeve dhe stuhive është rritur në 34, ndërsa një paralajmërim i verdhë është në fuqi në 47 provinca

Esra Taşkın  | 09.10.2024 - Përdıtësım : 09.10.2024
Përmbytje dhe stuhi në Francë, lëshohet paralajmërim portokalli në 34 provinca Foto: AA/Arkiv

Paris

Në Francë shtë lëshuar një paralajmërim portokalli në 34 provinca për shkak të përmbytjeve dhe stuhive, transmeton Anadolu.

Sipas shërbimit zyrtar meteorologjik ‘Meteo-France’, kushtet e pafavorshme të motit vazhdojnë në disa pjesë të vendit.

Numri i provincave nën një “alarm portokolli” për shkak të rrezikut të përmbytjeve dhe stuhive është rritur në 34, ndërsa një paralajmërim i verdhë është në fuqi në 47 provinca.

Në jug të vendit, veçanërisht në pjesën perëndimore të zonës malore Pyrenees, erërat mund të arrijnë shpejtësinë deri në 150 kilometra në orë, ndërsa reshje të mëdha priten në rajonet e kryeqytetit Paris dhe Luginës Loire.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın