Bota

Pacientët në Gaza rrezikojnë vdekjen pasi mungesa e ilaçeve përkeqësohet nën mbylljen e vendkalimeve

Mbyllja e zgjatur e vendkalimeve që nga 2 marsi i ka varfëruar spitalet me burime thelbësore, duke krijuar krizë për jetë a vdekje për ata që kërkojnë trajtim, nga sëmundjet kronike deri te lëndimet e shkaktuara nga sulmet izraelite

Ahmed Asmar  | 22.04.2025 - Përdıtësım : 23.04.2025
Pacientët në Gaza rrezikojnë vdekjen pasi mungesa e ilaçeve përkeqësohet nën mbylljen e vendkalimeve

Ankara

Pacientët palestinezë në Gaza janë ndër viktimat më të goditura të bllokadës vrasëse të Izraelit, pasi mungesat kritike të barnave dhe furnizimeve mjekësore rrezikojnë pacientët me vdekje.

Mbyllja e zgjatur e vendkalimeve që nga 2 marsi i ka varfëruar spitalet me burime thelbësore, duke krijuar krizë për jetë a vdekje për ata që kërkojnë trajtim, nga sëmundjet kronike deri te lëndimet e shkaktuara nga sulmet izraelite.

Ministria e Shëndetësisë në enklavë ka paralajmëruar vazhdimisht për krizën në rritje të mungesës së ilaçeve në Gaza, e cila ndikon në aftësitë e tyre tashmë të dobëta në trajtimin e njerëzve.

- Mungesë e rëndë e ilaçeve

Duke folur për Anadolu, Alaa Hilles, drejtor i Departamentit të Farmacisë Spitalore në Ministrinë e Shëndetësisë në Gaza, tha se më shumë se 37 për qind e ilaçeve thelbësore dhe të paktën 59 për qind e pajisjeve mjekësore njëpërdorimshme nuk janë të disponueshme në dyqanet e ilaçeve të ministrisë.

"Kjo mungesë prek drejtpërdrejt të gjitha shërbimet mjekësore, përfshirë ato shërbime për trajtimin e kancerit dhe sëmundjeve të gjakut" tha Hilles, duke vënë në dukje se 54 për qind e ilaçeve për trajtimin e këtyre sëmundjeve nuk janë të disponueshme.

Ai shtoi se mbi 24 për qind e barnave që nevojiten për pacientët e dializës janë gjithashtu të padisponueshme.

Mjeku palestinez vuri në dukje se ministria në Gaza ndan rregullisht raporte për mungesën e ilaçeve me grupet përkatëse ndërkombëtare, duke përfshirë Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

- Në kërkim të alternativave

Sipas mungesës aktuale të ilaçeve, zyrtari i shëndetësisë tha se ministria po kërkon alternativa mjekësore për t'u marrë me mungesën dhe për të zvogëluar komplikimet për pacientët.

Megjithatë, ai theksoi se alternativat e tilla nuk funksionojnë në të gjitha rastet kur ndërrimi i ilaçit në disa raste mund të përbëjë rrezik për shëndetin e pacientëve.

- Paralajmërim nga Kombet e Bashkuara

Kombet e Bashkuara (OKB) shënuan të hënën 50 ditë që kur Izraeli vendosi një bllokadë të plotë ndaj ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke paralajmëruar për një situatë të përkeqësuar me shpejtësi që po rrezikon jetën e civilëve.

"Sot bëhen 50 ditë që kur autoritetet izraelite kanë bllokuar plotësisht furnizimet hyrëse të çdo lloji në Rripin e Gazës", tha zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric në një konferencë për media.

Duke cituar Zyrën e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, Dujarric tha: "Që nga fillimi i marsit, asnjë kamion i vetëm që transportonte ushqime, karburant, ilaçe ose ndonjë send tjetër thelbësor nuk është lejuar të hyjë, pavarësisht se sa kritikë janë për mbijetesën e njerëzve".

Javën e kaluar, Zyra e Medias e Qeverisë me bazë në Gaza paralajmëroi për mungesën e ilaçeve në enklavë dhe përhapjen e sëmundjeve në mesin e njerëzve në vendin e shkatërruar nga lufta.

Ushtria izraelite rifilloi sulmin e saj në Gaza më 18 mars, duke prishur marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve të arritur më 19 janar.

Izraeli rifilloi sulmet e saj në Rripin e Gazës më 18 mars dhe që atëherë ka vrarë 1.890 njerëz dhe ka plagosur 4.950 të tjerë, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve që u arrit në janar.

Numrin i përgjithshëm i të vdekurve nga lufta gjenocidale e Izraelit që nga tetori 2023 arriti në 51.266.

Izraeli ndaloi dërgimin e ndihmës në enklavë më 2 mars, disa orë pas përfundimit të fazës së parë 42-ditore të marrëveshjes së armëpushimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın