Pakistanezët shijuan motin e bukur në plazhin Clifton
Banorët e qytetit erdhën në plazhin që është një ndër pikat më të gjalla të qytetit dhe shijuan motin e bukur duke bërë një xhiro me deve dhe kuaj të dekoruar plot me ngjyra

Karaçi
Plazhi Clifton që ndodhet në qytetin Karaçi të Pakistanit është një nga vendet kryesore që vizitohet nga turistët vendas dhe të huaj, raporton Anadolu.
Banorët e qytetit erdhën në plazhin që është një ndër pikat më të gjalla të qytetit dhe shijuan motin e bukur duke bërë një xhiro me deve dhe kuaj të dekoruar plot me ngjyra.
Qytetarët që peshkuan në plazh, hodhën rrjetat e tyre në det mes llojeve të ndryshme të shpendëve çafka.
Përveç njerëzve që ecnin, në plazh erdhën për të gjuajtur edhe shumë lloje të ndryshme çafkash, përfshirë pulëbardha, çafka gri, çafka të vogla dhe qift të zinj.