Bota

Palestina kërkon nga komuniteti ndërkombëtar të refuzojë ligjet izraelite kundër UNRWA-së

“Ligjet izraelite kundër UNRWA-së minojnë të drejtat palestineze dhe zgjidhjen me dy shtete, si dhe shkatërrojnë çdo shpresë për paqe”, tha kryeministri palestinez në kryeqytetin norvegjez Oslo

Ahmed Asmar  | 15.01.2025 - Përdıtësım : 15.01.2025
Palestina kërkon nga komuniteti ndërkombëtar të refuzojë ligjet izraelite kundër UNRWA-së

Ankara

ANKARA (AA) - Kryeministri palestinez, Mohammad Mustafa, ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar të refuzojë të gjitha ligjet izraelite kundër agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), transmeton Anadolu.

“Ligjet izraelite kundër UNRWA-së minojnë të drejtat palestineze dhe zgjidhjen me dy shtete, si dhe shkatërrojnë çdo shpresë për paqe”, tha kryeministri Mustafa në një konferencë ndërkombëtare në kryeqytetin norvegjez Oslo mbi avancimin e zgjidhjes me dy shtete për konfliktin palestinezo-izraelit.

Kryeministri palestinez tha se Rripi i Gazës ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme që është e “aftë të shërojë plagët e palestinezëve" dhe të ri-integrojë enklavën nën autoritetin e qeverisë palestineze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.