Bota

Palestina: Masakra ndaj civilëve në tenda në Gaza, pasojë e dështimit ndërkombëtar

Të paktën 40 palestinezë u vranë në sulmin e ushtrisë izraelite ndaj personave të zhvendosur në tenda në Gaza

Qais Omar Darwesh Omar, Esat Fırat  | 10.09.2024 - Përdıtësım : 10.09.2024
Palestina: Masakra ndaj civilëve në tenda në Gaza, pasojë e dështimit ndërkombëtar

Ramallah

Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës dënoi masakrën e kryer nga ushtria izraelite ndaj të zhvendosurve në tenda në rajonin Al-Mawasi në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës duke e quajtur atë si pasojë e dështimit ndërkombëtar për të ndalur "luftën gjenocidale", transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se "Kjo masakër e tmerrshme është pjesë e një lufte gjenocidi dhe shpërnguljeje, një seri e pafund masakrash dhe është një politikë zyrtare izraelite që synon ta kthejë të gjithë Rripin e Gazës në një tokë të zbrazët të papërshtatshme për jetën njerëzore".

Dështimi i komunitetit ndërkombëtar për të zbatuar vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) inkurajoi "shtetin pushtues" (Izraelin) që të kryejë më shumë masakra kundër popullit palestinez, theksohet në deklaratën ku bëhet e ditur se mënyra e vetme për mbrojtjen e popullit palestinez dhe kryerjen e shkëmbimit të pengjeve kalon nga sigurimi i një armëpushimi të menjëhershëm.

Duke vënë në dukje "imunitetin" e Izraelit dhe liderëve të tij, në deklaratë thuhet se "Masakra e Al-Mawasit është pasojë e dështimit ndërkombëtar për të ndaluar luftën gjenocidale. Imuniteti dhe mbrojtja që vazhdon për Izraelin dhe liderët e tij u jep atyre më shumë kohë për të kryer format më të urryera të vrasjeve, spastrimit etnik dhe zhvendosjes kundër popullit palestinez".

​​​​​​​Të paktën 40 palestinezë u vranë në sulmin e ushtrisë izraelite ndaj personave të zhvendosur në tenda në Gaza.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, avionët luftarakë izraelitë kryen 3 sulme me raketa ndaj tendave të personave të zhvendosur në rajonin Al-Mawasi, i cili pretendohet të jetë "i sigurt" në perëndim të Khan Younis.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın