Palestinezët në Gaza u vënë flakën rrobave të të burgosurve pas lirimit të tyre nga Izraeli
Palestinezët në qytetin Khan Younis të Rripit të Gazës u kanë vënë flakën rrobave të veshura nga të burgosurit palestinezë të cilët u liruan nga burgjet izraelite

Khan Younis
Palestinezët në qytetin Khan Younis të Rripit të Gazës u kanë vënë flakën rrobave të veshura nga të burgosurit palestinezë të cilët u liruan nga burgjet izraelite, raporton Anadolu.
Të burgosurit e liruar palestinezë, të cilët u pritën me gëzim nga turma e njerëzve të tubuar, u dërguan në Spitalin Evropian për kontrolle mjekësore me autobusët që u përkisnin Organizatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq.
Zyra për Media e të Burgosurve Palestinezë njoftoi se një nga të burgosurit e liruar u transportua menjëherë në spital me ambulancë për shkak se kishte lëndime të dukshme dhe mavijosje në fytyrë dhe trup.
Më herët, nga Gaza u liruan tre pengje izraelite në këmbim të 369 të burgosurve palestinezë, shkëmbim i zhvilluar në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza të arritur midis Hamasit dhe Izraelit.
Më 19 janar, në Gaza hyri në fuqi marrëveshja e armëpushimit, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit, e cila ka vrarë të paktën 48.200 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe e ka lënë enklavën në gërmadha.