Bota

Palestinezët në Khan Younis të Gazës hanë syfyrin e parë midis rrënojave

Palestinezët u mblodhën nën dritat e varura midis ndërtesave dhe shtëpive të dëmtuara rëndë, disa të shkatërruara plotësisht, nga sulmet e ushtrisë izraelite

Shpetim Hiseni  | 01.03.2025 - Përdıtësım : 03.03.2025
Palestinezët në Khan Younis të Gazës hanë syfyrin e parë midis rrënojave

Shkup

GAZA (AA) - Palestinezët në Khan Younis në pjesën jugore të Rripit të Gazës hëngrën vaktin e tyre të parë të syfyrit të Muajit të Ramazanit, raporton Anadolu.

Palestinezët u mblodhën nën dritat e varura midis ndërtesave dhe shtëpive të dëmtuara rëndë, disa të shkatërruara plotësisht, nga sulmet e ushtrisë izraelite.

Më 19 janar, hyri në fuqi marrëveshja e armëpushimit në Gaza, duke ndalur luftën gjenocidale izraelite, e cila që nga tetori i vitit 2023 ka marrë më shumë se 48.300 jetë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe e ka lënë enklavën në gërmadha.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhërarrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın