Bota

Palestinezët në Gaza riparojnë panelet diellore për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga Izraeli

Pasi Izraeli ka bllokuar hyrjen e paneleve diellore dhe ka ndërprerë plotësisht furnizimin me energji elektrike në zonë, njerëzit në rajon po përpiqen të prodhojnë energji elektrike duke riparuar panele diellore të vjetra dhe të dëmtuara nga lufta

Ekip  | 13.03.2025 - Përdıtësım : 13.03.2025
Palestinezët në Gaza riparojnë panelet diellore për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga Izraeli

Gaza

Vendimi i Izraelit më 2 mars për të ndaluar hyrjen e të gjitha furnizimeve me ndihma humanitare në Rripin e Gazës dhe për të ndërprerë energjinë elektrike po përkeqëson dita-ditës jetën e palestinezëve të prekur nga lufta që jetojnë në rajon, raporton Anadolu.

Të privuar nga gjërat më themelore për jetën si uji, ushqimi, ilaçet dhe energjia elektrike, civilët po përpiqen të mbijetojnë me ato gjëra që shpëtojnë nga mbetjet e luftës.

Pasi Izraeli ka bllokuar hyrjen e paneleve diellore dhe ka ndërprerë plotësisht furnizimin me energji elektrike në zonë, njerëzit në rajon po përpiqen të prodhojnë energji elektrike duke riparuar panele diellore të vjetra dhe të dëmtuara nga lufta.

Ramadan Tafesh, një palestinez që punon në një punishte të vogël në lagjen Zeitoun të qytetit të Gazës, është një nga mjeshtrit që bën këto riparime. Duke mirëmbajtur dhe riparuar panelet diellore të dëmtuara gjatë luftës, Tafesh jo vetëm që siguron jetesën, por gjithashtu ndihmon njerëzit të rifitojnë qasjen në energji elektrike.

Të paktën 48.500 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, në luftën brutale izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023. Sulmet u ndërprenë në bazë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve, e cila hyri në fuqi në muajin janar.

Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, shkatërrimi është dërmues, me pothuajse 88 për qind të infrastrukturës së enklavës, shtëpi, institucione dhe shërbime thelbësore të kthyera në rrënoja.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın