Ekip
18 Dhjetor 2015•Përditësim: 18 Dhjetor 2015
VATIKAN (AA) - Kreu i kishës katolike, Papa Françesku ka konfirmuar mrekullinë e Nënë Terezës të nevojshme në mënyrë që ajo të shenjtërohet, raporton Anadolu Agency (AA).
Mrrekullia përfshinë shërimin e brazilianit i cili vuante nga disa tumorë, thonë nga Vatikani.
E lindur në Shkup, Agnesa Bojaxhiu vdiç në vitin 1997, ndërsa është beatifikuar në vitin 2003 që paraqiste hapin e parë drejt shpalljes së saj për të shenjtë.
Ajo ka qenë fituese e çmimin Nobel për punën e saj me të varfërit në lagjet e qytetit Kalkuta të Indisë.
Kanonizimi i saj pritet të bëhet në shtator të vitit të ardhshëm në Romë.