Bedrudin Brlyavac
21 Janar 2016•Përditësim: 21 Janar 2016
ROMË(AA) – Papa Françesku ka porositur përfaqësuesit e elitës ekonomike dhe politike botërore se nuk duhet të qëndrojnë të verbër dhe të shurdhër karshi problemeve të njerëzve të varfër dhe të shtypur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ai ka theksuar se liderët botërorë duhet të rishqyrtojnë rolin e tyre në formimin e pabarazisë në botë.
"Keqardhja për njerëzit e tjerë nuk është vetëm bashkëndjenja, por para së gjithash kur të kuptojmë se veprat tona janë shkaku i këtyre padrejtësive dhe pabarazive”- thuhet në mesazhin e Papës të cilën e lexoi në Davos njëri nga kardinalët e Vatikanit.