Ekip
25 Shtator 2018•Përditësim: 25 Shtator 2018
TALIN (AA) – Udhëheqësi i Kishës Katolike Papa Françesku përfundoi pelegrinazhin në vendet e Baltikut, në Estoni, për të cilën shpesh konsideron se është vendi më pak religjioz në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Papa sot pas arritjes në Talin, u takua me presidenten estoneze Kersti Kaljulaid. Më pas planifikohet të jetë i pranishëm në tubimin e madh, pas çka do të mbajë një meshë në Sheshin e Lirisë në Talin për komunitetin katolike, i cili gjithsej numëron rreth 6.000 pjesëtarë.
Më shumë se gjysma e banorëve të Estonisë në të cilën jetojnë 1.3 milionë banorë janë deklaruar se nuk i takojnë asnjë religjioni. Në mesin e tyre që janë religjiozë janë ithtarët e Kishës Luteriane dhe asaj ortodokse ruse.
Estonia është ndalesa e fundit e pelegrinazhit katër ditor të Papa Françeskut, gjatë të cilit ishte në Letoni dhe Lituani. Qëllimi i pelegrinazhit është të nxisë besimin katolik në vendet baltike, ku banorët pesë dekada kanë qenë nën represionin e Bashkimit Sovjetik.