Bota

Papa Françesku thirrje për "zgjidhje me dy shtete" për problemin Izrael-Palestinë

"Me luftë nuk zgjidhet asgjë. Çdo gjë fitohet me paqe dhe dialog. Janë dy popuj që duhet të jetojnë bashkë. Me këtë zgjidhje të mençur, dy popuj, dy shtete. Marrëveshja e Oslos, dy shtete me kufij të përcaktuar dhe Kudsi me status të veçantë"

Barış Seçkin  | 02.11.2023 - Përdıtësım : 02.11.2023
Papa Françesku thirrje për "zgjidhje me dy shtete" për problemin Izrael-Palestinë

Vatikan

Udhëheqësi shpirtëror i katolikëve dhe kreu i Vatikanit, Papa Françesku, për problemin Izrael-Palestinë vuri në dukje "zgjidhjen me dy shtete", transmeton Anadolu.

Në një intervistë për kanalin shtetëror italian Rai 1, Papa iu përgjigj pyetjeve në lidhje me çështjet kryesore të rendit të ditës.

Papa tërhoqi vëmendjen mbi përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme në shkallë globale dhe tha se "Kjo luftë na prek ne sepse janë Izraeli, Palestina, tokat e shenjta, Kudsi, ndoshta edhe Ukraina është e tillë sepse është afër nesh. Por ka shumë luftëra të tjera që nuk na prekin, Kivu, Jemeni, Mianmari me Arakanin (Rohingya), ku ata janë martirë. Bota është në luftë, por pas tyre qëndron industria e armëve".

Duke theksuar se çdo luftë është humbje dhe se nuk duhet të mësohen me luftërat, Papa deklaroi "Me luftë nuk zgjidhet asgjë. Çdo gjë fitohet me paqe dhe dialog. Janë dy popuj që duhet të jetojnë bashkë. Me këtë zgjidhje të mençur, dy popuj, dy shtete. Marrëveshja e Oslos, dy shtete me kufij të përcaktuar dhe Kudsi me status të veçantë".

Edhe në Ukrainë ka nevojë për paqe, tha udhëheqësi shpirtëror i katolikëve, duke theksuar se "Ndaloni. Ndaloni pak dhe kërkoni një marrëveshje paqeje. Zgjidhja e vërtetë e kësaj janë marrëveshjet. Për të dy".

Më tej Papa rikujtoi se dëshiron të vizitojë edhe Kievin edhe Moskën.

Ndaj pyetjes për momentin më të vështirë të mandatit të tij papnor, Papa Françesku dha përgjigjen: "Ishte koha kur më duhet të kundërshtoja luftën siriane".

Në lidhje me çështjen e pedofilisë dhe abuzimit që shqetësojnë Kishën Katolike, Papa tha se "Janë bërë shumë gjëra, por ka ende shumë gjëra për të bërë".

Ndërsa lidhur me rolin e grave e cila është një prej çështjeve që diskutohet nga kisha, Papa u shpreh se gratë do të marrin më shumë rol, por që ka një problem teologjik për rolet tyre në ceremonitë fetare.

Në intervistë pasi u pyet se kë preferon nga qytetarët e tij Diego Armando Maradona apo Lionel Messin, Papa Françesku i cili njihet për interesin e tij për futbollin dhe i cili është me origjinë argjentinase dha përgjigjen se "Unë po ju them një emër të tretë: Pele".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.