Handan Kazancı
10 Qershor 2020•Përditësim: 11 Qershor 2020
Kreu i milicisë i arratisur për një kohë të gjatë, Ali Kushayb, është dorëzuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN), ku përballet me akuzat për krime lufte, bëri të ditur GJPN, transmeton Anadolu agency (AA).
Në një deklaratë, Gjykata e Hagës tha se Kushayb u dorëzua vullnetarisht në Republikën e Afrikës Qendrore.
Po ashtu i njohur si Ali Muhamed Ali Abdul-Rahman, ai është "i dyshuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që dyshohet se janë kryer në Darfur, Sudan", thuhet në deklaratë.
Gjykata urdhër arrestin për Kushayb e ka lëshuar më 27 prill të vitit 2007.
"Paraqitja fillestare e Kushayb para Dhomës Gjyqësore të GJPN-së II do të bëhet në kohën e duhur", thuhet në deklaratë.
Sipas deklaratës, Kushayb pretendohet se personalisht "mori pjesë në disa nga sulmet kundër civilëve, gjegjësisht në qytetet Kodoom, Bindist, Mukjar dhe Arawala midis gushtit të vitit 2003 dhe marsit të vitit 2004, ku ndodhën vrasjet, përdhunimet, torturat dhe trajtime tjera mizore të civilëve. Prandaj, ai dyshohet se ka kryer, së bashku me të tjerët, krimet e lartpërmendura."
Kushayb, një shtetas sudanez i lindur afërsisht në vitin 1957, "dyshohet se ishte një nga udhëheqësit më të vjetër në hierarkinë fisnore në lokalitetin Wadi Salih dhe anëtar i Forcave të Mbrojtjes Popullore (PDF) dhe gjoja ka komanduar mijëra milicë Janjaweed rreth gushtit të vitit 2003 deri në mars të vitit 2004", shtoi deklarata.