Yusuf Özcan,Ata Ufuk Şeker
26 Mars 2019•Përditësim: 27 Mars 2019
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke theksuar se ka një punim të përbashkët mes Evropës dhe Kinës, tha se "Për të vazhduar rendin botëror dhe multilateralizmin e saj, marrëdhëniet mes Kinës dhe Evropës janë bërë të domosdoshme", raporton Anadolu Agency (AA).
Macron, presidenti kinez, Xi Jinping, presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, u takuan në Pallatin Elysee në kryeqytetin, Paris. Liderët pas takimit organizuan konferencë shtypi të përbashkët.
Presidenti francez theksoi se bien dakord në shumë çështje me Kinën. "Ka një opinion të përbashkët në lidhje mbrojtjen e marrëveshjes nukleare me Iranin. Gjithashtu kemi opinion të përbashkët rreth çështjes së denuklearizimit të Gadishullit Korean në kuadër të vendimeve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB)", theksoi ai.
Ai tregoi se kanë një pikëpamje të njëjtë me Kinën rreth punimeve mbi ndryshimet klimatike.
Macron më tej theksoi se Evropa bashkë me Kinën janë duke përbërë një nga ekonomitë më të rëndësishme të botës, shprehu nevojën për një vullnet të përbashkët me një multilateralizëm tregtar.
"Evropa duhet të zhvillojë dialogun me Kinën", tha Macron, duke theksuar se Rruga e Mëndafshit mund të jap kontribut për marrëdhëniet Evropë-Kinë.
- "Dëshirojmë të shohim Francën dhe shumë shtete të botës në këtë projekt"
Ndërsa Xi, tregoi se bota është duke u përballur me shumë probleme dhe se është brenda një pasigurie.
"Projekti rruga e re e mëndafshit, do të kontribuojë në funksionimin e ekonomisë botërore dhe multipolaritetin. Dëshirojmë të shohim Francën dhe shumë shtete të botës në këtë projekt", tha Xinping.
Ai tregoi se vendi i tij vazhdon reformat dhe se reformat që i ka bërë vendi i tij për 40 vite Evropa i ka përmbushur brenda 3 shekujsh.
Presidenti kinez gjithashtu tërhoqi vëmendjen në përforcimin e dialogut me Evropën.
- "Me Kinën jemi në një partneritet strategjik"
Nga ana e tij, Juncker, duke tërhequr vëmendjen në atë se bashkëpunimi i Kinës dhe BE-së do të japë rezultate pozitive, tha se marrëdhëniet duhet të vazhdojnë duke u bazuar në bashkëpunim dhe besim e jo konflikt.
"Me Kinën jemi në një partneritet strategjik edhe pse jemi konkurrent. Ashtu siç kemi interesa që duhet t'i mbrojmë kemi edhe fusha ku kemi konkurrencë", u shpreh Juncker.
Ai tha se tregjet evropiane janë të hapura për kompanitë kineze dhe theksoi se edhe Kina duhet t'i hapë tregjet e saj për kompanitë evropiane.