Bota

Paris, që nga fillimi i vitit 2018 kanë humbur jetën 18 të pastrehë

Sipas një deklarate nga Shoqata që merret me rastet e vdekjeve në rrugë, që nga fillimi i vitit e deri tani në Paris dhe zonat përreth tij kanë humbur jetën në rrugë 18 persona

Ömer Aydın  | 13.02.2018 - Përdıtësım : 14.02.2018
Paris, që nga fillimi i vitit 2018 kanë humbur jetën 18 të pastrehë

Paris

PARIS (AA) - Që nga fillimi i këtij viti e deri tani në kryeqytetin e Francës, Paris, kanë humbur jetën 18 të pastrehë, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Sipas një deklarate nga Shoqata që merret me rastet e vdekjeve në rrugë (CMDR), shoqatë e cila ndihmon të pastrehët dhe ata që jetojnë në rrugë, që nga viti i ri e deri tani në Paris dhe zonat përreth tij kanë humbur jetën në rrugë 18 persona. 

Në deklaratën e shoqatës që synon të publikojë informacione rreth gjendjes shëndetësore të personave që janë të vetmuar dhe që kalojnë jetën e tyre në rrugë, theksohet se 18 personat në fjalë që kanë humbur jetën janë vetëm numri i personave që janë njoftuar dhe se numri i vërtetë mund të jetë shumë më tepër nga shifra aktuale. 

Theksohet se njerëzit që jetojnë në rrugë janë në rrezik të madh nga i ftohti ekstrem në muajin e fundit në Francë. 

Prefektura e Parisit kishte njoftuar se në qendrën e strehimit emergjent me një kapacitet prej 3.682 personash të përcaktuar më parë për shkak të ftohtit ekstrem kanë shtuar edhe 1.691 shtretër. 

Ndërkohë që presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një deklaratë verën e kaluar kishte theksuar se "Askush nuk do të jetojë më në rrugë deri në fund të vitit 2017". 

Mbrëmjen e të enjtes 1.700 vullnetarë në kuadër të "Natës së Solidarizimit" do të përpiqen të përcaktojnë numrin e njerëzve të pastrehë nëpër rrugët e kryeqytetit të Parisit. Vullnetarët që do të shëtisin nëpër ndërtesat e braktisura dhe stacionet e trenave, të metrove dhe autobusëve, vendet e braktisura dhe ato nën ura duke kontaktuar me të pastrehët do të mbushin një formular me të dhënat e tyre shëndetësore, të moshës dhe informacione në lidhje me familjet e tyre. Bashkia e Parisit ka njoftuar se me këtë nismë syonjnë të arrijnë zgjidhje duke përcaktuar numrin e të pastrehëve. 

Në hulumtimin e fundit të kryer në vitin 2012 në Francë, ishin përcaktuar se në rrugë jetonin 143 mijë njerëz. Ndërkohë që shoqatat e ndihmave dhe solidaritetit shoqëror bënë thirrje për një rinumërim, duke pretenduar se janë bërë përpjekje që ky numër të tregohej në një nivel të ulët. 





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın