Ecem Şahinli Ögüç
17 Qershor 2023•Përditësim: 19 Qershor 2023
Partia Punës e Koresë së Veriut u mblodh pasi SHBA-ja vendosi në Korenë e Jugut nëndetësen me energji bërthamore USS Michigan me raketa të drejtuara të "klasit Ohio" e cila është një prej nëndetëseve më të mëdha në botë, transmeton Anadolu.
Takimi u mbajt me pjesëmarrjen e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Një zyrtar i Koresë së Veriut, në një deklaratë për agjencinë qendrore koreane të lajmeve (KCNA), tha se anëtarët e partisë diskutuan lëvizjet e tyre të mbrojtjes "për t'u përballur me situatën ndërkombëtare që ka ndryshuar" si pasojë e dërgimit të USS Michigan nga SHBA-ja në Korenë e Jugut.
Në takim krahas strategjive të mbrojtjes u diskutua dhe për situatën ekonomike që përkeqësohet në vend si dhe u bë e ditur që Komiteti Qendror do të vazhdojë bisedimet lidhur me çështjen.
Koreja e Veriut, i cilëson si "prova pushtimi" stërvitjet e përbashkëta të SHBA-së dhe Koresë së Veriut.
Koreja e Veriut më 15 qershor testoi dy raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes së gjerë të kryer nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut dhe në të cilën u përdorën municione të vërteta.
Nëndetësen USS Michigan, SHBA-ja e vendosi dje në portin Busan të Koresë së Veriut.