Pas armëpushimit, gazetari i AA-së e nuk mund ta njohë shtëpinë e tij ku ndodhen trupat e familjarëve të tij
Pas armëpushimit më 19 janar, Abu Qumsan kërkoi të shkonte në shtëpi menjëherë, me qëllimin të gjejë trupat e nënës, gruas dhe vajzës së tij që humbën jetën në sulmet izraelite 14 muaj më parë
Gaza
REMZİ MAHMUD
Gazetari i AA-së, Ramzi Abu Qumsan, i cili u kthye në shtëpinë e tij të shkatërruar në orët e para pas shpalljes së armëpushimit në Rripin e Gazës ku Izraeli ka kryer gjenocid, e gjeti të panjohur zonën ku ndodhen trupat e pajetë të nënës, gruas dhe vajzës së tij, transmeton Anadolu.
Qumsan pas armëpushimit u kthye në shtëpinë e tij në kampin e refugjatëve Jabalia në Rripin e Gazës, vend të cilin u detyrua ta braktiste tre muaj më parë. Ai u përpoq të gjejë ndonjë gjurmë të të dashurve të tij në rajonin që është bërë i panjohur si pasojë e sulmeve.
Pas armëpushimit më 19 janar, Abu Qumsan kërkoi të shkonte në shtëpi menjëherë, me qëllimin të gjejë trupat e nënës, gruas dhe vajzës së tij që humbën jetën në sulmet izraelite 14 muaj më parë.
Abu Qumsan pa se zona ku ai kishte jetuar prej vitesh ishte të kthyer në rrënojë, pa se shtëpia e tij e cila u sulmua më 16 nëntor 2023 ishte në një gjendje sa nuk njihej.
- "Rajoni në gjendje të panjohur"
"U ktheva për të parë këtë vend dhe nuk munda ta njoh pa ecur pak. Zona është në gjendje të panjohur. Më është dashur të ekzaminoj vendin ku kam jetuar për më shumë se 36 vjet për të njohur strukturat e tij", tha Abu Qumsan.
Abu Qumsan deklaroi se nuk ka mbetur asnjë shenjë jete në zonën ku ndodhej shtëpia e tij në pikën e frekuentuar ku ndodhet tregu në Kampin e Refugjatëve Jabalia të Gazës dhe se ai është përpjekur të gjente ndonjë gjurmë të familjes së tij.
"Unë qëndrova i vetëm tek rrënojat. Më mbërtheu një heshtje e frikshme. U përpoqa të ngushëlloja veten me erën e familjes sime. Trupat e nënës, gruas, vajzës time pesëvjeçare, dy motrave, bashkëshortëve dhe fëmijëve të tyre janë nën rrënoja", tha Abu Qumsan.
Pasi deklaroi se zona ku ndodhej shtëpia e tij ishte shkatërruar plotësisht, Abu Qumsan tha: "Këtu kishte ndërtesa dhe vendbanime civile. Të gjitha janë shkatërruar, prej tyre kanë mbetur vetëm rrënoja".
- "Një shkatërrim sikur të mos kishte ekzistuar kurrë më parë"
Abu Qumsan, i cili dokumentoi shkallën e shkatërrimit në Jabalia me kamerën e tij, theksoi: "Shkatërrimi këtu ka tejkaluar atë që shkaktuan bombat atomike që u hodhën në Hiroshima dhe Nagasaki në Japoni. Në Jabalia kemi parë me sytë tanë gjëra të ngjashme me gjurmët në këto dy qytete".
"Sasia e zjarrit dhe barutit të hedhur në veri të Gazës për 471 ditë është ndoshta e pakrahasueshme me luftërat gjatë historisë, duke marrë parasysh zonën gjeografike në të cilën është hedhur", shtoi Abu Qumsan.
Ai më tej tha se janë detyruar të ecnin me orë të tëra pa ndërprerë për të arritur në veri, për shkak se numri i mjeteve të transportit është i pakët dhe rrugët janë të mbuluara me rrënoja, mbeturina dhe baltë.
Duke deklaruar se asnjë rrugë apo shesh në rajon nuk ishte si më parë, përveç fushave të hapura nga tanket dhe automjetet ushtarake të ushtrisë izraelite, Abu Qumsan njoftoi se këto tanke dhe automjete ushtarake shkaktuan vdekje, bombardime dhe shkatërrime për më shumë se tre muaj.
Abu Qumsani vuri në dukje se nuk e ka njohur shtëpinë e tij menjëherë dhe është befasuar shumë pasi shëtiti përreth saj. Ai shtoi se kjo shtëpi është shembur mbi trupat e pajetë të disa prej familjes së tij.
Duke thënë se mos gjetja e asnjë gjurme jetese në rajonin ku kishte qëndruar më parë ia shtoi trishtimin dhe zymtësinë në zemrën e tij, Abu Qumsani u shpreh:
"Furra e vogël përballë shtëpisë sonë është zhdukur gjithashtu, në vend të saj është një rrugë e hapur për automjetet e ushtrisë izraelite. Restoranti me ‘falafel‘ përballë tij është bërë tani gërmadhë. Farmacia ngjitur sikur ka avulluar, është zhdukur. Xhamia, shitorja dhe dyqani i pajisjeve shtëpiake aty pranë duken sikur të mos kishin ekzistuar kurrë më parë".
Abu Qomsan u kthye në perëndim të qytetit të Gazës ku ai u zhvendos me forcë, pasi përfundoi detyrën e tij gazetareske në kampin e refugjatëve Jabalia dhe dokumentoi se nuk kishte asnjë shenjë jete. Ai transmetoi se ishte i mbushur me ankth dhe mall.
- Marrëveshja për armëpushimin dhe shkëmbimin e pengjeve Izrael-Hamas
Katari, një nga vendet ndërmjetësuese më 15 janar njoftoi se Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje për një armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza.
Marrëveshja hyri në fuqi të dielën, më 19 janar. Në 42 ditët e para të marrëveshjes së armëpushimit që përbëhet nga 3 faza do të lirohen 33 pengje izraelite.
Marrëveshja krahas mbërritjes së ndihmave humanitare për Rripin e Gazës në mënyrë gjithëpërfshirëse, përfshin edhe rikthimin në territoret e tyre për palestinezët e zhvendosur.
Detajet e fazës së dytë dhe të tretë do të shpallen sapo të përfundojë faza e parë.
Brigadat Kassam, krahu ushtarak i Hamasit i dorëzuan tre pengje gra izraelite një ekipi të Kryqit të Kuq më 19 janar, si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve me Izraelin.
Në këtë kuadër 90 fëmijë dhe gra palestineze të mbajtur në burgjet izraelite u liruan nga burgu ushtarak Ofer në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Në sulmet që Izraeli ka kryer përgjatë 471 ditëve në Rripin e Gazës kanë humbur jetën 46.913 palestinezë, ndërsa janë plagosur 110.750 persona të tjerë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.