Ekip
01 Shkurt 2016•Përditësim: 01 Shkurt 2016
PARIS (AA) – Presidenti kubanez, Raul Castro është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Francë, që paraqet vizitën e parë të një lideri kubanez në ndonjë vend europian gjatë dy dekadave të fundit, që kur Kuba hapi ekonominë e saj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vizita e Castros vijoi pasi që në dhjetor të vitit të kaluar në Paris u arrit marrëveshje lidhur me borxhin e jashtëm të Kubës.
Castro sot në mëngjes solemnisht është pritur në qendër të Parisit, ndërsa delegacioni kubanez gjatë ditës do të takohet me biznesmenët francez dhe zyrtarët e UNESCO-s.