Bota

Pas paralajmërimit të Izraelit, evakuohet Spitali Evropian i Gazës në Khan Younis

Punonjësit e Spitalit Evropian të Gazës në qytetin Khan Younis filluan evakuimin e pacientëve, të plagosurve dhe të pajisjeve pas paralajmërimit të Izraelit për evakuimin e zonës

Hosni Nedim, Ömer Erdem  | 02.07.2024 - Përdıtësım : 02.07.2024
Pas paralajmërimit të Izraelit, evakuohet Spitali Evropian i Gazës në Khan Younis

Gaza

Punonjësit e Spitalit Evropian të Gazës në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës ku Izraeli kryen sulme intensive që nga 7 tetori, filluan evakuimin e pacientëve, të plagosurve dhe të pajisjeve pas paralajmërimit të Izraelit për evakuimin e zonës në të cilën ndodhet spitali, raporton Anadolu.

Burimet shëndetësore për gazetarin e AA-së thanë se pacientët dhe të plagosurit e evakuuar nga Spitali Evropian i Gazës, një nga qendrat e pakta shëndetësore aktive në Rripin e Gazës, janë transferuar në spitalin "Nasser" në qendër të qytetit.

Burimet njoftuan se ekipet "filluan të evakuojnë pajisjet dhe mjetet mjekësore në spital" me shqetësimin se do të dëmtohen në rast se spitali ose zona përreth saj bombardohet.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee dje në një deklaratë nga platforma e medias sociale X, kërkoi nga palestinezët që "për sigurinë e tyre" të evakuojnë urgjentisht zonat në lindje të qytetit Khan Younis. Palestinezët në lindje të qytetit, disa orë pas thirrjes së ushtrisë izraelite u detyruan të zhvendosen drejt zonës Al-Mawasi.

Palestinezët e zhvendosur përpiqen të jetojnë në kushte shumë të vështira në rajonin ku mungojnë infrastruktura, rrjetet e ujërave të zeza, linjat e energjisë elektrike, rrjetet e komunikimit dhe interneti. Njerëzit që lanë shtëpitë e tyre dhe u strehuan në këtë rajon po përjetojnë mungesë të madhe të ujit, ushqimit, pastrimit dhe shërbimeve shëndetësore.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın