Nour Mahd Ali Abu Aisha,Mehmet Nuri Uçar
26 Dhjetor 2019•Përditësim: 30 Dhjetor 2019
Komisioni i Lartë Kombëtar i Marshit të Madh të Kthimit dhe Ndërprerjes së Bllokimit të Gazës njoftoi se i kanë dhënë një pauzë prej tre muajsh protestave paqësore të emëruara si "Marshi i Madh i Kthimit" që organizohet kundër rrethimit të Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kreu i Komisioni i Lartë Kombëtar i Marshit të Madh të Kthimit dhe Ndërprerjes së Bllokimit të Gazës, Yusri Dervish, në një konferencë për media tha se pas protestës së nesërme, Marshi i Kthimit të Madh nuk do të organizohet deri më 30 mars 2020.
Ai shtoi se këto protesta pas kësaj date do të organizohen në baza mujore.
Që nga 30 marsi i vitit të kaluar, palestinezët në kufirin e Rripit të Gazës organizojnë protesta paqësore me moton "Marshi i Madh i Kthimit", me anë të të cilave kërkojnë kthimin në territoret nga ku u dëbuan, si dhe heqjen e bllokadës së Gazës të imponuar në vitin 2006.
Sipas Qendrës për të Drejtat e Njeriut, Al-Mizan, mbi 320 palestinezë janë martirizuar, ndërsa rreth 18.500 të tjerë janë plagosur në ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë ndaj protestave të "Marshit të Madh të Kthimit".