Alma Çekovic
19 Korrik 2016•Përditësim: 19 Korrik 2016
BERLIN (AA) - Lëvizja patriotike evropiane kundër islamizimit të vendeve të krishtera, e njohur si PEGIDA, së shpejti do të bëhet parti e re politike në Gjermani, deklaroi themeluesi i kësaj lëvizjeje ultra djathtiste Lutz Bachmann, raporton Anadolu Agency (AA).
Organizata e re politike do të quhet Partia Popullore për Liri dhe Demokraci Direkte, apo FDDV sipas akronimit gjerman, ka konfirmuar Bachmann gjatë një takimi në qytetin gjerman të Dresdenit.