Bota

Pentagoni: Po monitorojmë nga afër situatën në Lindjen e Mesme, SHBA-ja e gatshme të mbrojë Izraelin

Zëvendëszëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh, tha se SHBA-ja është e gatshme të mbrojë Izraelin dhe forcat amerikane në rast se përshkallëzohen tensionet

Murat Karadağ  | 16.08.2024 - Përdıtësım : 16.08.2024
Pentagoni: Po monitorojmë nga afër situatën në Lindjen e Mesme, SHBA-ja e gatshme të mbrojë Izraelin

Ankara

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) deklaroi se situata në Lindjen e Mesme po monitorohet nga afër dhe vazhdohet që fokusi të jetë në uljen e tensionit në rajon, transmeton Anadolu.

Zëvendëszëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh, në një deklaratë për shtyp tha se SHBA-ja është e gatshme të mbrojë Izraelin dhe forcat amerikane në rast se përshkallëzohen tensionet.

SHBA-ja ka forcuar praninë e saj ushtarake në rajon, tha Singh, duke deklaruar se "në dritën e rritjes së tensioneve rajonale, ne vazhdojmë të fokusohemi në uljen e tensioneve në rajon duke mbajtur një qëndrim për parandalimin dhe mbrojtjen e Izraelit".

Singh vuri në dukje se ata do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër situatën në Lindjen e Mesme dhe më tej deklaroi se "nëse Izraeli sulmohet, ne patjetër vijmë për të mbrojtur Izraelin".

Pasi deklaroi se forcimi i pranisë ushtarake të SHBA-së në rajon është "me qëllim parandalimin dhe që të japë mesazhin se nuk dëshiron një tension rajonal", Singh shtoi se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të siguruar një armëpushim në Gaza.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka njoftuar se ka urdhëruar që të përshpejtohet nisja në zonën e tij të përgjegjësi në Lindjen e Mesme për USS Abraham Lincoln, i cili funksionon me karburant bërthamor dhe që është i pajisur me avionë luftarakë F-35C.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın