Alban Agushi
14 Shkurt 2025•Përditësim: 14 Shkurt 2025
Në Peru qindra çifte u martuan me rastin e 14 shkurtit, ditës së Shën Valentinit, raporton Anadolu.
Në kryeqytetin Lima në kuadër të Shën Valentinit u mbajt një ceremoni masive martesore me rastin e ditës së të dashuruarve, Shën Valentinit, në të cilën u martuan qindra çifte.
Në aktivitetin e mbajtur në "Magic Water Circuit" nga bashkia e kryeqytetit Lima, shumë çifte me burime të kufizuara gjatën mundësinë të martohen dhe të zyrtarizojnë bashkimin e tyre pa bërë asnjë shpenzim.