Peru, zjarri shkatërrues në Qendrën Historike të kryeqytetit Lima hyn në ditën e katërt
Zjarri shkatërroi katër ndërtesa dhe dëmtoi disa komplekse banesash, duke lënë pa strehë më shumë se 80 familje

Lima
Një zjarr masiv që përfshiu Qendrën Historike të kryeqytetit Lima në Peru ka hyrë në ditën e katërt, duke shkaktuar viktima të shumta, raporton Anadolu.
Përpjekjet për frenimin e plotë të flakëve janë duke u zhvilluar edhe pse mungesa e ujit dhe ndërtesat e shumta aty pranë paraqesin sfida domethënëse.
Zjarri shkatërroi katër ndërtesa dhe dëmtoi disa komplekse banesash, duke lënë pa strehë më shumë se 80 familje.
Individët e prekur janë zhvendosur në strehimore të përkohshme të vendosura disa blloqe larg lokacionit të zjarrit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.