Bota

Peshkataria, një nga burimet kryesore të jetesës në Senegal

Si prodhuesi i dytë më i madh i peshkut në Afrikë, mijëra njerëz në Senegal mbështeten te peshkimi si burimi i tyre kryesor i të ardhurave

Shpetim Hiseni  | 30.01.2025 - Përdıtësım : 30.01.2025
Peshkataria, një nga burimet kryesore të jetesës në Senegal Foto: Andres Gutierrez / AA

Shkup

Qyteti Saint-Louis, rreth 250 kilometra në veri të kryeqytetit të Senegalit, Dakar, është një nga rajonet që varen shumë nga peshkimi për jetesën e tyre, raporton Anadolu.

Me një popullsi prej rreth 30.000 banorësh, ky qytet në pjesën veriore të vendit shtrihet përgjatë afërsisht 40 kilometrave vijë bregdetare dhe është qendra e disa prej aktiviteteve më vitale të peshkatarisë në Senegal.

Peshkatarët këtu e nisin ditën e tyre në agim, duke dalë në Oqeanin Atlantik dhe punojnë pa u lodhur deri në mbrëmje për të sjellë gjahun e tyre.

Peshkatarët senegalezë i paketojnë me kujdes ngarkesat e tyre në arka dhe i përgatisin për shitje.

Peshkimi tradicional është shtylla kurrizore e ekonomisë së Senegalit, një vend me rreth 718 kilometra vijë bregdetare. Si prodhuesi i dytë më i madh i peshkut në Afrikë, mijëra njerëz në Senegal mbështeten te peshkimi si burimi i tyre kryesor i të ardhurave.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın