Peshqit luftarakë siamezë tërheqin vëmendjen me llojet e tyre shumëngjyrëshe
Bëhet fjalë për peshk me shumë temperament dhe luftëtar, për çka asnjëherë nuk duhet të mbani në një akuarium dy të gjinisë mashkullore, sepse ndodh të përleshen deri në vdekje
Shkup
Peshqit luftarakë siamezë të njohur ndryshe edhe si Betta tërheqin vëmendjen me llojet e tyre shumëngjyrëshe, raporton Anadolu.
Peshqit luftarakë siamezë u filmuan në një akuarium në kryeqytetin turk Ankara.
Betta njihet si një nga speciet shumëngjyrëshe të botës së akuariumit me bishtin e gjatë dhe lëvizjet elegante të pendës.
Ky lloj i peshkut tërheq vëmendjen e të pasionuarve të akuarimit pasi mund të gjenden ngjyra në nuancat e kuqe, blu dhe bruz.
Betta, importohet kryesisht nga Indonezia, Vietnami, Tajlanda dhe Singapori.
Ndërkaq, në Tajlandë, më herët janë organizuar luftëra, të cilat së fundmi janë ndaluar.
Bëhet fjalë për peshk me shumë temperament dhe luftëtar, për çka asnjëherë nuk duhet të mbani në një akuarium dy të gjinisë mashkullore, sepse ndodh të përleshen deri në vdekje.
Kur ky luftëtar siamez ngacmohet nga një peshk tjetër, atëherë shfaq ngjyrat intensive të tij, të cilat janë ruajtur falë shumimit të këtij peshku nga ana e kultivuesve.