Elena Teslova
16 Shkurt 2023•Përditësim: 17 Shkurt 2023
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Rusia bëri një përpjekje të konsiderueshme për të zbatuar marrëveshjet e Minskut për zgjidhjen e çështjes me Ukrainën, duke fajësuar këtë të fundit, Gjermaninë dhe Francën për sjelljen e tyre në fazën përfundimtare, transmeton Anadolu.
Duke komentuar komentet e ish-liderëve gjerman, francez dhe ukrainas, të cilët thanë se nënshkruan marrëveshjen e Minskut për të blerë kohë për Ukrainën dhe për të forcuar aftësitë e saj ushtarake, Peskov tha se detyra kryesore e Moskës në nënshkrimin e dokumentit ishte të çojë Ukrainën drejt përmbushjes së detyrimeve të saj të marrëveshjes.
Megjithatë, tha ai, “në fazën përfundimtare kishte disa pesimizma” në lidhje me zbatimin e marrëveshjes për shkak të “sjelljes së Berlinit, Parisit dhe Kievit”.
“Ju e dini sa përpjekje ka bërë pala ruse në rrugën e negociatave për të detyruar të dyja palët, atë ukrainase dhe Berlinin me Parisin, të marrin rrugën e zbatimit të detyrimeve që palët morën përsipër sipas marrëveshjeve të Minskut”, tha Peskov.
Marrëveshja e Minskut është një paketë dokumentesh që synojnë zgjidhjen e konfliktit të armatosur në Ukrainën lindore, e nënshkruar në shkurt të vitit 2015 në kryeqytetin bjellorus nga përfaqësuesit e Rusisë, Ukrainës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në prani të liderëve gjerman dhe francez, të cilët hynë si garantues të zbatimit të marrëveshjes.