Bota

Piramidat e qëndrueshme 2.000-vjeçare të Sudanit ndriçojnë historinë mes konfliktit

Anadolu ka kapur imazhe të më shumë se 200 piramidave Meroe të mbrojtura nga UNESCO, të vendosura 200 kilometra në veri të kryeqytetit Khartoum, të cilat dikur ishin një atraksion i madh turistik përpara luftës civile

Ahmed Satti, Gökhan Kavak  | 18.01.2025 - Përdıtësım : 19.01.2025
Piramidat e qëndrueshme 2.000-vjeçare të Sudanit ndriçojnë historinë mes konfliktit Foto: Osman Bakır/AA

Port Sudan

Në Sudan, vendin e përfshirë nga konflikti në Afrikën Lindore, piramidat 2.000-vjeçare Meroe, të cilat janë nën mbrojtjen e UNESCO-s, vazhdojnë të qëndrojnë në këmbë në shkretëtirë, duke i mbijetuar luftës dhe neglizhencës derisa hedhin dritë mbi historinë, raporton Anadolu.

Që nga 15 prilli i vitit 2023, konflikti midis ushtrisë dhe forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), veçanërisht në kryeqytetin Khartoum, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë, ekonomi, arsim dhe kujdes shëndetësor.

Të paktën 20 mijë jetë njerëzish janë humbur në konfliktin sudanez dhe rreth 9 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda Sudanit, prej të cilëve mbi 3 milionë janë larguar nga vendi. Konflikti ka ndikuar edhe në destinacionet kryesore turistike.

Anadolu ka kapur imazhe të më shumë se 200 piramidave Meroe të mbrojtura nga UNESCO, të vendosura 200 kilometra në veri të kryeqytetit Khartoum, të cilat dikur ishin një atraksion i madh turistik përpara luftës civile.

Këto piramida njihen si piramidat "Bejrawiya", të quajtura sipas një fshati aty pranë. Derisa ato janë 800 vjet më të vjetra se piramidat egjiptiane dhe më shumë në numër, ato janë ndërtuar në një masë më të vogël.

- Konflikti pengon turistët të vizitojnë piramidat

Banorët e fshatit Bejrawiya udhëzonin turistët në shëtitjet me deve dhe shisnin suvenire në të kaluarën, por konflikti aktualisht e ka ndalur turizmin në Sudan.

Populli i fshatit Bejrawiya, i dëshpëruar nga mungesa e njohjes, duan që bota të zbulojë thesaret e fshehura të piramidave.

Disa piramida janë dëmtuar ose janë restauruar shumë dobët për shkak të faktorëve natyror dhe njerëzor, derisa konflikti, vështirësitë ekonomike dhe paqëndrueshmëria politike në vend kanë penguar mirëmbajtjen e duhur.

Rajoni gjithashtu pësoi dëme të konsiderueshme në shekullin e 19-të për shkak të gërmimeve nga arkeologët evropianë, veçanërisht nga ndërhyrjet e gjuetarit dhe eksploruesit italian të thesarit, Giuseppe Ferlini.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.