Bota

Pjesë të Australisë nën reshje të dendura të shiut dhe përmbytjeve

Deri më tani, në rajon janë konfirmuar dy viktima nga përmbytjet, përfshirë një grua 82-vjeçare

Saadet Gökce  | 10.02.2025 - Përdıtësım : 11.02.2025
Pjesë të Australisë nën reshje të dendura të shiut dhe përmbytjeve

Istanbul

Shirat e dendur dhe përmbytjet e shpejta goditën disa pjesë të Australisë, me fillimin e sezonit të monsuneve, transmeton Anadolu.

Shira të rrëmbyeshëm në qytetin Sydney shkaktuan ndërprerje të trafikut, duke bërë që disa vetura të ngecin në ujërat e përmbytjeve.

Autoritetet kryen mbi 20 shpëtime nga përmbytjet ndërsa mbi 550 thirrje për ndihmë u pranuan nga shërbimet e urgjencës. Askush nuk u lëndua dhe banorët u paralajmëruan të qëndrojnë brenda nga autoritetet.

Sipas parashikimeve të motit, pritet më shumë shi dhe stuhi në rajon. Shteti Victoria, në juglindje të Australisë, ishte gjithashtu në paralajmërim për përmbytje të shpejta.

Në disa zona të këtij shteti u regjistruan reshje prej më shumë se 100 milimetra gjatë ditës ndërsa autoritetet këtu pranuan më shumë se 120 kërkesa për ndihmë.

Shteti Queensland i Veriut, i cili tashmë ishte goditur nga përmbytjet, gjithashtu mund të goditet sërish me sezonin e monsuneve, pasi ekspertët presin që të ketë reshje më të mëdha të shiut në këtë zonë.

Deri më tani, në rajon janë konfirmuar dy viktima nga përmbytjet, përfshirë një grua 82-vjeçare.

Disa njerëz ende janë të bllokuar në shtëpinë e tyre në Queensland të Veriut për shkak të përmbytjeve që zgjasin për 10 ditë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın