Ekip
20 shkurt 2025•Përditësim: 20 shkurt 2025
Kodrat e Istanbulit janë mbuluar nga ngjyra e bardhë e borës pasi reshjet përfshinë pjesë të ndryshme të metropolit turk, raporton Anadolu.
Një nga pjesët ku bora ka qenë efektive ishte edhe rrethi Beykoz në pjesën aziatike të Istanbulit, ku bora ka krijuar pamje të bukura.
Që nga mëngjesi i ditës së djeshme, pjesët më të larta të Istanbulit janë përfshirë nga reshje intensive bore, ndërkohë që autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.