Bota

Plagosen 24 ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite njoftoi se 24 ushtarë të saj janë plagosur në 24 orët e fundit, 13 prej të cilëve në luftimet në Rripin e Gazës

Abdel Ra'ouf D. A. R. Arnaout, Hacer Çakır, Mehmet Nuri Uçar  | 01.07.2024 - Përdıtësım : 02.07.2024
Plagosen 24 ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Rripin e Gazës

Kuds

Ushtria izraelite njoftoi se 24 ushtarë të saj janë plagosur në 24 orët e fundit, 13 prej të cilëve në luftimet në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria informohet lidhur me ushtarët e plagosur. Në 24 orët e fundit janë plagosur 24 ushtarë izraelitë, 13 prej të cilëve në luftimet në Gaza.

Numri i ushtarëve të plagosur që nga 7 tetori është rritur në 3.977, nga të cilët 2.018 gjatë pushtimit tokësor të Gazës.

Ushtria izraelite tha se nga ushtarët e saj ka të plagosur edhe në luftimet e shënuara me Hezbollahun në kufi me Libanin.

Izraeli i cili vazhdon sulmet që nga 7 tetori 2023 në Rripin e Gazës, po përleshet edhe me Libanin në kufirin e tij verior.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın