Hasan Tosun
07 Dhjetor 2015•Përditësim: 07 Dhjetor 2015
VJENË (AA) – Policia austriake në Vjenë gjeti banknota në vlerë prej 100.000 eurove të cilat lundronin në lumin e Danubit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë austriake, Roman Hahslinger tha se pas tubimit të qytetarëve policia doli në terren dhe me ndihmë të ekipeve zjarrfikëse nga Danubi nxori banknota prej 100 dhe 500 euro në vlerë prej 100.000 eurosh.
Ai theksoi se banknotat janë tharë dhe se është ngritur hetim nga kanë ardhur këto para. Hahslinger tha se policia nuk ka marrë asnjë kallëzim se dikush ka humbur para, as që kohëve të fundit është plaçkitur ndonjë bankë apo postë.