Policia dhe qytetarët luajtën me topa bore në Istanbul
Në shumë pjesë të qytetit u shfaqën bukuri të ndryshme ndërkohë që turistët u mblodhën rreth Monumentit të Republikës në Taksim dhe bënë foto kujtimore

Istanbul
Policët me detyrë në rajonin Taksim të Istanbulit luajtën me topa bore me qytetarët, raporton Anadolu.
Ndërkohë që reshjet e borës kanë vijuar ndikimin e tyre, qytetarët u argëtuan duke luajtur me topa bore me fëmijët e tyre në bulevardin "Barbaros" në Beşiktaş.
Në shumë pjesë të qytetit u shfaqën bukuri të ndryshme ndërkohë që turistët u mblodhën rreth Monumentit të Republikës në Taksim dhe bënë foto kujtimore.
Policët që ndodheshin me detyrë në sheshin "Taksim" të Istanbulit luajtën me topa bore me qytetarët.
Pamje të bukura u paraqitën teksa policia dhe qytetarët argëtoheshin duke hedhur topa bore me njëri-tjetrin për minuta të tëra.