Policia e Kosovës po kryen aksion në veri dhe jug të Mitrovicës
Policia ka konfirmuar se aksioni ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion

Prishtinë
Policia e Kosovës ka nisur të mërkurën në mëngjes një aksion kundër krimit të organizuar në pjesën jugore dhe në atë veriore të qytetit të Mitrovicës, transmeton Anadolu.
Policia ka konfirmuar për mediat lokale në Kosovë se aksioni ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion.
"Mund të konfirmojmë se, sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshin dy rajone të Kosovës, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri. Operacioni policor ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion’, tha zëdhësi i Policisë, Baki Kelani.
Policia bëri të ditur tutje se pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.