Turgut Alp Boyraz
29 shtator 2015•Përditësim: 29 shtator 2015
JERUSALEM (AA) - Informohet se policia izraelite arrestoi 7 palestinezë, raporton Anadolu Agency.
Zëdhënësi i policisë izraelite Micky Rosenfeld në deklaratën e tij tha se arrestimet janë bërë për shkak "të dyshimeve se kanë marrë pjesë në ngjarjet e ditëve të fundit". Rosenfeld shtoi se operacionet e policisë vazhdojnë.
Policia izraelite dje në orët e mëngjesit kishte bastisur oborrin e Aksa-së. Ndërkohë në sulmet kundër xhematit të xhamisë 16 palestinezë ishin plagosur.
Tensionet në qytet vazhdojnë pasi që Izraeli duke e përdorur "Festën Hebreje Sukot" si justifikim i "ndalon Muslimanët të moshës nën 50 vjet të hyjnë në xhaminë Al-Aksa".