Mustafa Deveci
21 Nëntor 2019•Përditësim: 23 Nëntor 2019
Policia izraelite ka arrestuar guvernatorin e Kudsit të qeverisë palestineze, Adnan Gays, transmeton Anadolu Agency (AA).
Burimet lokale kanë theksuar se policia izraelite ka bastisur dhe ka arrestuar guvernatorin e Kudsit, Adnan Gays, në shtëpinë e tij e cila ndodhet në lagjen Silvan të Kudsit Lindor.
Nga policia izraelite nuk është bërë ende një deklaratë lidhur me arsyen e arrestimit të Gays.
Guvernatori i Kudsit, Gays për herë të fundit u arrestua më 14 tetor pas një bastisjeje që forcat izraelite kryen në shtëpinë e tij.
Forcat izraelite kanë arrestuar gjithsej 13 herë Gays-in i cili ushtron detyrën e guvernatorit të Kudsit për rreth 3 vite.
Në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim, forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje në shtëpitë e palestinezëve duke i arrestuar me pretendime të ndryshme.
Pas arrestimeve që janë bërë të zakonshme në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, disa nga palestinezët përfshirë gra dhe fëmijë mbahen për ditë të tëra në qendrat e paraburgimit.