Hakan Çopur
03 Maj 2016•Përditësim: 03 Maj 2016
WASHINGTON (AA) - Ambasadori i fundit i SHBA-ve në Damask dhe eksperti i lartë i Institutit të Lindjes së Mesme Robert Ford, ka theksuar se qeveria amerikane po përpiqet të zgjidhë në mënyrë jo ushtarake një konflikt i cili duhet të zgjidhet duke dërguar ushtarë dhe në këtë duket qartë se ajo ka dështuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Diplomati i lartë Ford i cili ka qenë me detyrë gjatë viteve 2011-2014 si ambasadori i fundit i SHBA-ve në Damask për gazetarin e AA-së shprehu vlerësimet në mënyrë të gjerë që nga politika e qeverisë së presidentit amerikan Barack Obama e deri tek çështja e PYD-së.
Ford i cili fjalën e tij e ka nisur me shprehjen "për memdimin tim politika e SHBA-ve për Sirinë është një dështim i madh" nënvizoi se qeveria e SHBA-ve po përpiqet të zgjidhë në mënyrë jo ushtarake një konflikt i cili duhet të zgjidhet duke dërguar ushtarë dhe në këtë duket qartë se ajo ka dështuar.
Ford ndër të tjera u shpreh se qeveria Obama jo vetëm se nuk ka dërguar ushtarë kur ka qenë e nevojshme për ka dështuar edhe pse nuk ka gjetur zgjidhje politike ndaj luftës në Siri dhe se nuk ka mundur të bëjë bashkëpunim me forcat lokale me qëllim mposhtjen e DAESH-it.
- "Obama mendon se SHBA-të janë tepër të angazhuara në Lindjen e Mesme"
Duke theksuar se lidershipi i SHBA-ve është plagosur dhe i është pakësuar kredibiliteti në Lindjen e Mesme, Ford tha se "Sinqerisht unë nuk mendoj se Obama interesohet shumë për këtë. Obama, ashtu siç mund ta kuptojmë edhe nga intervista e publikuar në Atlantik, në 20 vitet e fundit Amerika mendon se është e angazhuar më tepër se çështë e nevojshme në Lindjen e Mesme".
Ai duke pohuar se në mendjen e Obama-s, SHBA-të duhet të interesohet më shumë me Azinë tha se "për këtë arsye Obama me çmimin e dobësimit të lidershipit në Lindjen e Mesme, SHBA-të kanë preferuar të forcojnë lidershipin në Azi".
Lidhur me Marrëveshjen për ndalimin e luftimeve në Siri, Ford theksoi se që në ditën e parë të marrëveshjes konfliktet kanë vazhduar mes forcave ruse dhe të Asadit me frontin Nusra dhe disa grupeve të tjera të përfshira në marrëveshje.
Pasi ka shpjeguar se në thelb marrëveshja që nga fillimi i saj asnjëherë nuk është zbatuar, Ford ka rikujtuar se regjimi i Asadit ka vazhduar sulmet e saj në Halep, Latakia, Hama, Guta dhe në rrethinat e Damaskut.
- "Qeveria Obama e cila nuk nxjerr zërin ndaj sulmeve në Halep, ndodhet në një sutuatë absurde"
"Qevetia Obama e cila nuk nxjerr zërin ndaj sulmeve të Asadit që sulmon Halepin me arsyetimin se në këtë qytet gjendet Fronti Nusra, ndodhet në një situatë absurde", tha Ford.
Në pyetjen në lidhje me debatet për PYD-në, diplomati amerikan vuri në dukje se duhet të përmenden shumë elementë që lidhen me njëri-tjetrin. "Nuk kam mundur të kuptoj se si SHBA-të i kanë dhënë armë milicëve YPG të cilët kanë lidhje me PKK-në, organizatë e cila edhe nga SHBA-të dhe Turqisë konsiderohet si një organizatë terroriste. Me të vërtetë nuk e di se si qeveria amerikane e ka legjitmituar", ka deklaruar Ford.
- "Politika e SHBA-ve për PYD-në "e paqëndrueshme" dhe "dyfytyrëshe"
Ai tërhoqi vëmendjen se Turqia duhet të kërkojë më tepër në Washington legjitimitetin e kësaj mbështetjeje.
"SHBA-të nuk u japin armë disa grupeve islamike në Halep sepse frikësohet se armët mund ti jepen frontit Nusra. Ndërsa në anën tjetër SHBA-të pavarësisht se janë në dijeni se YPG lufton me PKK-në sërish ajo miraton dhënien e armëve ndaj YPG-së. Për mendimin tim këtu ka një paqëndrueshmëri dhe dyfytyrësi", vlerëson ai.
Duke theksuar se qeveria amerikane ka nisur ta kuptojë se PYD-ja nuk do të mund të marrë nga DAESH-i rajonin Dejru'z Zor dhe të ngjashëm me të, Ford tha se "Më në fund Washingtoni ka filluar të kuptojë se kurdët (në Siri) nuk do të mundin ta bëjnë këtë. Në vend të kësaj po përpiqet të trajnojë forcat arabe por sigurisht që edhe kjo do të kërkojë kohë".