Poloni, artistët ngjyrosin rrugët e qytetit Wroclaw me instalacione të ndryshme arti
Muret e ndërtesave në zonën e banimit Nadodrze në qytetin Wroclaw të Polonisë u ngjyrosën dhe u bënë të përshtatshme për turizmin

Ankara
Falë një projekti artistik të nisur nga banorët dhe artistët vendas 10 vjet më parë, muret e ndërtesave në zonën e banimit Nadodrze në qytetin Wroclaw të Polonisë u ngjyrosën dhe u bënë të përshtatshme për turizmin, raporton Anadolu.
Kjo lagje dikur e lënë pas dore dhe në të cilën mbizotëronin ngjyrat në tonet gri, tani është kthyer në një galeri të hapur me pikturat murale, grafitet dhe instalacionet e ndryshme të artit.
Në kuadër të projektit, muret janë zbukuruar me motive egjiptiane, gra të famshme polake dhe figura kafshësh, si dhe rikrijime të veprave të piktorëve si Van Gogh, Mucha, Klimt dhe Wyspianski.