Aşkın Kıyağan,Mehmet Yılmaz
13 Tetor 2019•Përditësim: 14 Tetor 2019
Në Poloni ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare ku qytetarët do të zgjedhin përbërjen e re parlamentare dhe anëtarët e rinj të Senatit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në vendin me rreth 38 milionë banorë, ka nisur votimi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Parlamentit (Sejm) prej 460 vendesh dhe 100 anëtarët e Senatit. Procesi i votimit ka filluar në orën 07:00 me orën lokale dhe do të përfundojë në 21:00.
Votuesit do të mund të votojnë për Platformën Civic (PO) e përbërë nga konservatorët e Partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) që ndodhen aktualisht në pushtet, Liberalët e Majtë dhe të Gjelbërtit, për Aleancën e Majtë Demokratike (SLD), për Aleancën e Partisë Fshatare të Polonisë me Kukiz‘15 si dhe për Aleancën Konfederata (Konfederacja) e formuar nga partitë ekstreme.
- Sipas sondazheve kryeson partia PiS
Sipas sondazheve të opinionin publik parashikohet që në Parlament të hyjnë PiS me 45 për qind, Platforma Civic (PO) 30 për qind, Aleanca e Majtë Demokratike (SLD) 14 për qind, Aleanca e Partisë Fshatare të Polonisë dhe Kukiz‘15 me 7 për qind.