Bota

Popullsia e Kinës ra për të tretin vit radhazi në 2024

Vitin e kaluar, popullsia në Kinë u ul me 1,39 milion, tha Byroja Kombëtare e Statistikave

Mücahithan Avcıoğlu  | 17.01.2025 - Përdıtësım : 17.01.2025
Popullsia e Kinës ra për të tretin vit radhazi në 2024

Istanbul

Popullsia e Kinës ka rënë për të tretin vit radhazi në vitin 2024, treguan të dhënat e publikuara sot, duke treguar se ky trend mund të vazhdojë në vendin e dytë më të populluar në botë edhe më shpejt në vitet e ardhshme, si dhe një mungesë të njerëzve në moshë pune, transmeton Anadolu.

Vitin e kaluar, popullsia në Kinë u ul me 1,39 milion, tha Byroja Kombëtare e Statistikave në një deklaratë.

Të dhënat treguan se popullsia e Kinës kontinentale ka rënë nga 1,410 miliard në vitin 2023 në 1,408 miliard vitin e kaluar.

Megjithatë, numri i të porsalindurve është rritur me 5,7 për qind në 9,54 milionë, nga 9,02 milionë në vitin 2023.

Vitin e kaluar, vendi i dytë më i populluar në botë ka regjistruar 10,93 milionë vdekje, një rënie prej 1,5 për qind, nga 11,1 milionë në vitin 2023. Shkalla e vdekjeve ka rënë nga 7,87 për mijë në 7,76 për mijë.

Sipas shpërndarjes së popullsisë sipas grupmoshave, popullsia e moshës 16 deri në 59 vjeç, e përcaktuar si moshë pune, përbënte 60,9 për qind të popullsisë (857,98 milionë), ndërsa popullsia e moshës 60 vjeç e lart përbënte 22 për qind (310,31 milionë).

Ndërsa shkalla e rritjes së popullsisë ka rënë që nga viti 2016, ajo vlerësohet të bjerë edhe më shpejt në vitet në vijim.

Qeveria braktisi politikën e "një fëmijë" që ishte zbatuar që nga vitet 1980, duke rritur fillimisht kufirin në dy fëmijë në vitin 2016 dhe më pas miratoi një ligj në vitin 2021 që lejonte familjet të kishin tre fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın