Bota

Postera të emigrantëve të paligjshëm të arrestuar ekspozohen jashtë Shtëpisë së Bardhë

Posterat tregojnë 100 “kriminelët më të këqij të emigrantëve të paligjshëm” të arrestuar gjatë 100 ditëve të para të presidentit Donald Trump në detyrë

Abdulbesar Ademi  | 28.04.2025 - Përdıtësım : 28.04.2025
Postera të emigrantëve të paligjshëm të arrestuar ekspozohen jashtë Shtëpisë së Bardhë

Washington

Dhjetëra postera të personave të akuzuar për vepra të rënda penale si vrasje dhe abuzim me fëmijë janë vendosur jashtë Shtëpisë së Bardhë në Washington, raporton Anadolu.

Në çdo poster ishte e shkruar fjala “I arrestuar” në krye dhe “Alien i paligjshëm” poshtë fotografive, si dhe krimet për të cikat akuzohet personi në fotografi.

Personat e arrestuar, posterat e të cilëve janë vendosur jashtë Shtëpisë së Bardhë, akuzohet për vepra të ndryshme të dhunshme, përfshirë “ngacmim seksual të fëmijëve”, “vrasje të shkallës së parë”, “abuzim seksual të një fëmije”, “përdhunim të një fëmije”, “vrasje” dhe “rrëmbim”.

Posterat thuhet se tregojnë 100 “kriminelët më të këqij të emigrantëve të paligjshëm” të arrestuar gjatë 100 ditëve të para të presidentit Donald Trump në detyrë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.