Pothuajse të gjitha vendet përballen me “nivele të pasigurta” të ndotjes së ajrit
Një analizë nga kompania zvicerane ‘IQAir’ zbuloi se në vitin 2024 vetëm shtatë vende përmbushën kufijtë e rekomanduar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për grimcat e imta PM2.5

Istanbul
Sipas një raporti të botuar së fundmi, nivelet e ndotjes së ajrit në pothuajse çdo vend tejkalojnë atë që ekspertët mjekësorë e konsiderojnë të sigurt për të marrë frymë, transmeton Anadolu.
Një analizë nga kompania zvicerane ‘IQAir’, që merret me cilësinë e ajrit, zbuloi se në vitin 2024 vetëm shtatë vende përmbushën kufijtë e rekomanduar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për grimcat e imta PM2.5.
Këto vende përfshinin Australinë, Zelandën e Re, Estoninë, Islandën dhe disa kombe të vogla ishullore, të gjitha që mbanin një mesatare vjetore prej 5µg PM2.5 për metër kub ose më të ulët.
Ndërkaq, Çadi, Bangladeshi, Pakistani, Republika Demokratike e Kongos dhe India renditen si vendet më të ndotura, pasi raporti zbuloi se nivelet e grimcave PM2.5 në këto vende tejkaluan udhëzimet e OBSH-së me të paktën dhjetëfish, respektivisht në Çad që tejkalonin deri në 18 herë kufirin e rekomanduar.
Ekspertët mjekësorë paralajmërojnë se asnjë nivel i ekspozimit ndaj grimcave PM2.5 nuk është plotësisht i sigurt, pasi këto grimca mikroskopike mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe të shkaktojnë dëmtime të rënda të organeve.
Megjithatë, ndjekja e udhëzimeve për cilësinë e ajrit mund të ndihmojë në parandalimin e miliona vdekjeve çdo vit, pasi ndotja e ajrit në nivel global është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve, pas presionit të lartë të gjakut.
Shefi ekzekutiv i kompanisë ‘IQAir’, Frank Hammes, theksoi rreziqet afatgjate shëndetësore të ajrit toksik.
“Ndotja e ajrit nuk vret menjëherë, duhet ndoshta dy deri në tre dekada para se të shohim ndikimet në shëndet, përveç nëse është shumë ekstrem”, tha Hammes.
Ai theksoi se shumë njerëz nuk arrijnë t’i njohin rreziqet e ndotjes së ajrit derisa efektet e saj bëhen të dukshme më vonë në jetë.
“Shmangja e saj është një nga ato gjërat parandaluese që njerëzit nuk i mendojnë deri vonë në jetën e tyre”, shtoi ai.
Ky raport i kompanisë gjermane, tashmë në vitin e shtatë të tij, theksoi disa përmirësime në cilësinë e ajrit, duke njoftuar se përqindja e qyteteve që përmbushin standardet e grimcave PM2.5 u rrit nga 9 për qind në vitin 2023 në 17 për qind në vitin 2024.
India, ku ndodhen gjashtë nga dhjetë qytetet më të ndotura në mbarë botën, me ndotjen ekstreme PM2.5 pothuajse të përgjysmuar midis viteve 2013 dhe 2020.
Po ashtu cilësia e ajrit të Pekinit tani është e krahasueshme me atë të Sarajevës, i cili është qyteti më i ndotur i Evropës për të dytin vit radhazi.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.