Bota

Presidenti çek: Ukraina duhet të jetë realiste në objektivat e saj të luftës

"Ukraina është e detyruar të jetë realiste në çështjen e rimarrjes së territoreve të saj të pushtuara", tha presidenti i Çekisë, Petr Pavel

Aşkın Kıyağan  | 25.09.2024 - Përdıtësım : 26.09.2024
Presidenti çek: Ukraina duhet të jetë realiste në objektivat e saj të luftës

Burgenland

Presidenti i Çekisë, Petr Pavel tërhoqi vëmendjen mbi "lodhjen" e ndjeshme që ka shkaktuar lufta Rusi-Ukrainë e cila vazhdon prej rreth 31 muajsh dhe shtoi se Kievi duhet të jetë realist në objektivat e tij të luftës, transmeton Anadolu.

Pavel i cili ka edhe detyrën e kryetarit të Komitetit Ushtarak të NATO-s, në deklaratën për "New York Times" tha se lodhja që ka shkaktuar lufta që vazhdon prej rreth 31 muajsh në Ukrainë ndjehet në shumë fusha. "Ukraina është e detyruar të jetë realiste në çështjen e rimarrjes së territoreve të saj të pushtuara", tha Pavel.

"Rezultati më i mundshëm i luftës do të jetë që një pjesë e territorit ukrainas të mbetet përkohësisht nën pushtimin rus", tha Pavel duke nënvizuar se situata të cilën ai e cilësoi si të përkohshme, mund të zgjasë me vite.

Pavel theksoi se Rusia dhe Ukraina nuk do të mund të arrijnë objektivat e tyre më të larta lidhur me luftën. "Është jorealiste të flasim për humbjen e Ukrainës ose Rusisë. Zgjidhja do të jetë diku në mes", tha presidenti çek.

Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky tha se i bashkohet mendimit të presidentit Pavel. "Ukraina, aktualisht nuk do të mund t'i rimarrë të gjitha territoret e saj", potencoi ai.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın