Presidenti Erdoğan mbërrin në Lviv të Ukrainës
Pas takimit me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, Presidenti Erdoğan do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres
Lviv
Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, mbërriti në qytetin Lviv të Ukrainës me ftesë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan mbërriti në aeroportin ndërkombëtar Rzeszow të Polonisë ku u prit nga guvernatori polak Radoslaw Wiatr dhe ambasadori i Türkiye-s në Varshavë, Cengiz Kamil Fırat, ndërsa më pas kaloi në Lviv nëpërmjet rrugës tokësore.
Në vizitën e tij në Ukrainë presidenti Erdoğan shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Vahit Kirişci, ministri i Tregtisë, Mehmet Muş, kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), Hakan Fidan, drejtori i Komunikimeve i Presidencës, Fahrettin Altun, zëdhënësi i Presidencës, İbrahim Kalın, kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Türkiye-s, Ismail Demir, zv.kryetari i përgjithshëm dhe zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik dhe drejtori i përgjithshëm i kompanisë Baykar, Haluk Bayraktar.
Presidenti Erdoğan, pas takimit kokë më kokë me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në Pallatin Potocki, do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Pas takimit, Erdoğan, Zelenskyy dhe Guterres, do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për media.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.