Presidenti Erdoğan mbërrin në Azerbajxhan për konferencën mbi klimën
Presidenti Erdoğan u prit në Aeroportin Ndërkombëtar Heydar Aliyev nga ministri azerbajxhanas i Punëve të Jashtme, Ceyhun Bayramov dhe ambasadori turk në Baku, Cahit Bağcı, së bashku me zyrtarë të tjerë
Baku
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbërritur në Baku për të marrë pjesë në samitin e Liderëve Botëror të Veprimit Klimatik, pjesë e Konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP29), raporton Anadolu.
Presidenti Erdoğan u prit në Aeroportin Ndërkombëtar Heydar Aliyev nga ministri azerbajxhanas i Punëve të Jashtme, Ceyhun Bayramov dhe ambasadori turk në Baku, Cahit Bağcı, së bashku me zyrtarë të tjerë.
Presidenti Erdoğan shoqërohej nga ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Energjisë, Alparslan Bayraktar, krye-këshilltari i Politikës së Jashtme, Akif Çağatay Kılıç, kreu i Drejtorisë së Komunikimit, Fahrettin Altun dhe shefi i Inteligjencës, İbrahim Kalın.
Konferenca e 29-të e Palëve në Konventën në Kuadër të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC) sot filloi në Baku, duke mbledhur së bashku liderë botëror, politikëbërës dhe aktivistë me një angazhim të ripërtërirë për të trajtuar krizat në rritje të klimës.
Konferenca e këtij viti në Azerbajxhan premton theksimin në angazhimet vepruese dhe mekanizmat inovativ të financimit për të nxitur përparim global.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.