Zafer Fatih Beyaz
07 Tetor 2020•Përditësim: 08 Tetor 2020
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan mbërriti për vizitë pune një ditore në kryeqytetin Doha të Katarit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në aeroportin Doha, presidenti Erdoğan u prit nga ministri i Mbrojtjes së Katarit, Khalid bin Mohammad al Attiyah, ambasadori i Turqisë në Doha, Mehmet Mustafa Göksu dhe zyrtarë të tjerë turq dhe të Katarit.
Erdoğan në Katar mbërriti i shoqëruar nga ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ministri i Rinisë dhe Sporteve, Mehmet Kasapoğlu, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, kreu i shërbimeve inteligjente (MIT) Hakan Fidan, kreu i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Presidencës, İbrahim Kalın.
Gjatë vizitës së tij, Erdoğan do të takohet me emirin e Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani.
Parashikohet që Erdoğan dhe Al Thani të vlerësojnë mundësinë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit aktual mes dy vendeve si dhe të shkëmbejnë pikëpamjet në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.