Mümin Altaş
22 Tetor 2025•Përditësim: 22 Tetor 2025
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan mbërriti sot në kryeqytetin e Omanit, Muscat, ndalesa e fundit e turneut të tij treditor në Gjirin Persik, raporton Anadolu.
Në Aeroportin Privat Mbretëror, presidenti Erdogan u prit nga Sulltani Haitham bin Tariq i Omanit, së bashku me ambasadorin e Turqisë, Muhammet Hekimoglu dhe stafin e ambasadës.
Avionët e Forcave Ajrore Mbretërore të Omanit shoqëruan avionin e Erdoganit teksa ai u ul.
Erdogan do të mirëpritet zyrtarisht nga sulltani i Omanit me një ceremoni në Pallatin Al Alam dhe do të marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar për nder të tij.
Omani është ndalesa e fundit e turneut treditor të Erdoganit në Gjirin Persik që fillon të martën, i cili përfshinte edhe Kuvajtin dhe Katarin.