Kübra Chohan
01 Maj 2018•Përditësim: 01 Maj 2018
BUHARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është nisur për në Korenë e Jugut si pjesë e turneut të fundit të tij jashtë vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan do të qëndrojë në Seul deri më 3 maj me ftesë të homologut të tij të Koresë së Jugut, Moon Jae-in.
Sipas zyrës presidenciale, marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare do të diskutohen gjatë bisedimeve.
Paraprakisht, presidenti turk vizitoi disa vende kulturore në Buhara, si pjesë e vizitës zyrtare treditore në Uzbekistan.
Ai mbërriti në Buhara herët në mëngjes me homologun e tij uzbek, Shavkat Mirziyoyev, duke u ndalur tek varri i Muhammed Bahauddin Shah Nakshibendi, Arka e Buharës dhe Po-i-Kalyan.